Ish-futbollisti i njohur rumun, Dumitru Dragomir, i angazhuar edhe në politikë si dhe ishte drejtues i Federatës së Futbollit të Rumanisë është i impresionuar nga talenti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili shkëlqeu me fanellën e Ballkanit të Ilir Dajës, duke u transferuar në merkaton e janarit te klubi rumun i Kluzh.
“Krasniqi vlen 3-4 milionë euro. Ndoshta edhe 5. Ai e godet topin fort me të majtën dhe me të djathtën godet mirë, është i qëndrueshëm në lojë. Nuk shkakton faull pa qenë e nevojshme”, ka thënë Dragomir.
Për të tretën ndeshje radhazi, Ermal Krasniqi zëvendësoi yllin e skuadrës Ciprian Deac, i cili e nisi sërish në bankinë. Shqiptari i Kosovës, është shndërruar në një protagonist te skuadra rumune.


