Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është ngritur në mbi 17 mijë.
Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh i tronditi këto dy vende në orët e para të mëngjesit.
Shumë vende të botës janë mobilizuar në ofrimin e ndihmës.
Në mesin e tyre janë Kosova edhe Shqipëria, që kanë dërguar atje ekipet e shpëtimit.


