Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare.
Ata kanë publikuar një video ku shihen teksa e nxjerrin nga gërmadhat vajzën e vogël.
Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës, e cila ende gjendet nën rrënoja.
Në një komunikatë për media, thuhet se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.


