Lajme

Vetëm 3 ministra të pranishëm në seancë

02/08/2023 12:37
nga:G B

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovë, ku të pranishëm janë 71 deputetë.

Kuvendi po vazhdon pikat e seancës së kaluar, e cila është ndërprerë për shkak të kuorumit, raporton Gazeta Blic.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendje është që në seancë të pranishëm janë vetëm 3 deputetë të Qeverisë Kurti.

Armend Mehaj, Hekuran Murati dhe Arben Vitia janë parë në seancë, e të tjerët jo./Gazeta Blic/