Sporti

FFK: Ciro Blazevic ishte një njeri shumë i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë

02/08/2023 10:12
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vdekjen e trajnerit kroat, Ciro Blazevic.

Trajneri kroat vdiq sot pas një sëmundje të rëndë dhe FFK e ka kujtuar atë si një njeri shumë të dashur për komunitetin e futbollit në vendin tonë, transmeton GazetaBlic Sport.

FFK kujtoi kohën kur Blazevic e drejtoi me shumë pasion gjeneratën e artë të Prishtinës, në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.