Sporti

Historike: LeBron James bëhet koshashënuesi më i mirë në NBA

02/08/2023 08:39
nga:Mergim Rreci

LeBron James ka thyer rekordin e pikëve të shënuara në histori të NBA, në takimin Los Angeles Lakers- Oklahoma City Thunder.

38-të vjeçari para përfundimit të çerekut të tretë realizoi dy pikësh, duke shkuar në 36-të pikë të shënuara në këtë takim, të mjaftueshme për ta thyer rekordin 39-të vjeçar të Kareem Abdul-Jabbar, prej 38,387 pikëve.

Jabbar ishte i pranishëm në palestër dhe e duartrokiti yllin e Lakers në arritjen historike.