Sporti

Vdes legjenda kroate, ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq

02/08/2023 08:19
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Blazheviq.

Ciro ka kohë që luftonte me kancerin e prostatës dhe tani fatkeqësisht e ka humbur atë betejë. Ciro duhej të festonte nesër 88-vjetorin e lindjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

/GazetaBlic Sport/