Lajme

LDK-ja ia përmend një premtim të parealizuar qeverisë Kurti

02/07/2023 22:21
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka rikthyer në publik një premtim ende të pa-mbajtur nga Qeveria Kurti lidhur me ndërtimin e katër mijë banesave për çiftet e reja.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti do të arrihej të blihej nga qytetarët me vetëm 120 euro kësti mujor.

Por, LDK-ja thotë se ky pushtet as edhe një banesë të vetme nuk e ka ndërtuar.

“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar. Ky është vetëm një prej premtimeve të thyera. LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.