Antonio Cassano nuk ishte aspak i impresionuar me fitoren e Interit ndaj Milanit dhe këmbëngul se i vetmi shans që Simone Inzaghi ka për të shpëtuar punën e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve.
Ish-lojtari i Interit, Cassano nuk ka ndryshuar mendje për Inzaghin, përcjell GazetaBlic Sport.
“E vetmja mundësi që Inzaghi ka për të shpëtuar punën e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve, përndryshe Interi do të detyrohet të bëjë një ndryshim”, tha Cassano për podcastin e Christian Vierit, BoboTV.
“Përveç derbit dhe Superkupës, ai nuk ka bërë mirë. Sezonin e kaluar ishte një fatkeqësi e qetësuar vetëm duke fituar dy trofe, por këtë herë ato nuk do ta shpëtojnë më”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


