Sporti

Thiago Silvas paralajmëron lojtarët e ri të Chelseat: “Nuk kemi kohë për të humbur”

02/07/2023 19:04
nga:Lorik J

Chelsea investoi shumë në merkaton e dimrit me transferimin e Enzo Fernández (Benfica), João Félix (Atletico Madrid) dhe Mudryk (Shakhtar Donets), ndër të tjera, dhe Thiago Silva paralajmëroi përforcimet se ata duhet të fillojnë të tregojnë cilësitë menjëherë.

“Ne e dimë që nuk po kalojmë një sezon të mirë, por besoj se gjëra pozitive do të fillojnë të ndodhin dhe se mund të përfundojmë mirë. Të gjithë duhet të mësojnë shpejt se çfarë duhet të bëjnë sepse nuk kemi kohë për të humbur. Liga e Kampionëve do të rikthehet së shpejti. Ne kemi nevojë që të gjithë të jenë të përgatitur. Nuk do të jemi 100%, por duhet të njihemi për të krijuar kimi”, tha qendërmbrojtësi duke folur për faqen e klubit.

Për kritikat që ka marrë Chelsea për investimin e fortë në merkaton e dimrit: “Është hera e parë që shoh diçka të tillë në karrierën time. Ajo që Chelsea po bën tregon gjithashtu se sa ambicioz është klubi dhe sa shumë duan të fitojnë”.

/GazetaBlic Sport