Lajme

“Albin Kurtin nuk e shoh protagonist të një marrveshjeje, në histori do të njihet si kundërshtar i Serbisë”

02/07/2023 18:31
nga:Y I

Njohësi i çështjeve poolitike në vend Arben Ahmeti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Albin Kurtin nuk e sheh protagonist të një marrveshjeje historike me Serbinë.

Ahmeti tha se Kurti gjithë angazhimin e tij e ka që në në histori të njihet si kundërshtar i Serbisë jo si njeri që ka arritur marrëveshje.

“Duke e njohur mënyrën se si funksionon Albin Kurti unë nuk e shoh protagonist të një marrveshjeje historike me Serbinë. Kam përshtypjen se zoti Kurti gjithë angazhimin e tij e ka që në histori të njihet si kundërshtar i Serbisë jo si njeri që ka arritur marrëveshje me Serbinë”

“Njohja ka interpretime të ndryshme dhe nëse Kosova i merr njohjet nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nëse Serbia në pikën 2 të propozimit aktual nënshkruan se të dyja palët do të respektojnë sovranitetin e njëra-tjetrës, realisht kjo mund të interpretohet si njohje praktike dhe shumë e fuqishme. Me e fuqishme se sa një deklaratë e mundshme e presidentit serb në Beograd se do ta njohim dhe pa diçka konkrete” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”