Lajme

Hovenier përgëzon FSK-në për gatishmërinë për ndihmën ndaj Turqisë

02/07/2023 17:52
nga:Genita C

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne e vlerësojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore duke u bashkuar me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon. SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar Hovenier në Tweet.