Sporti

Flamuri i Kosovës do qëndrojë përgjithmonë në stadiumin e Arsenalit

02/07/2023 17:23
nga:Lorik J

Flamuri i Kosovës do të jetë prezent në stadiumin “Emirates” të Arsenalit.

Një baner gjigant i dizajnuar para disa ditëve me stemat e klubeve të fansave të Arsenalit, e ka përfshirë edhe Kosovën në të.

I njëjti tashmë është vendosur në muret e jashtme të “Emirates”.

“Kosovo Arsenal” shkruhet në të, teksa në mes qëndron flamuri shtetëror i Kosovës.