Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogiani në bashkëpunim me Gazeta Blic, shumë shpejt pritet të nis një projekt të ri medial.
“Xhungël” do të titullohet emisioni, të cilin pritet ta udhëheq Zogiani.
Një emision që do të ketë qasje kritike dhe trajtim të temave aktuale, politike, ekonomike e sociale, me një narracion të gërshetuar me cinizëm e me humor…
Nuk do të mungojnë kohë pas kohe edhe debate, që do t’i japin shije e vlerë të munguar tregut medial në Kosovë.
“Xhungël” me Jeton Zogianin pritet që shumë shpejt të nis transmetimin në rrjetet sociale…
Jeton Zogiani njihet për rolet e shumta në seriale dhe në filma të ndryshëm. Ai poashtu njihet edhe për qasjen kritike ndaj zhvillimeve politike, sociale, ekonomike e kulturore në vend.



