Lajme

Ish kryeministri i Kosovës: Kështu duhet të duket marrëveshja finale Kosovë – Serbi

02/07/2023 11:45
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka folur për pesë pikat se si duhet të duket marrëveshja finale Kosovë Serbi, raporton Gazeta Blic.

Hoti, ka thënë se marrëveshja finale duhet ta ketë njohjen reciproke si dhe të jetë ligjërisht e obligueshme për palët.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

Hovenier: SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin në parim të Planit evropian