Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti në prag të mbushjes 2 vjet qeverisje, raporton Gazeta Blic.
Ai ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka thënë se qeveria do të festojë në këtë kohë kur pagat janë të ulëta e qytetarët nuk kanë kushte të mira për jetesë.
Abdixhiku ka thënë se qeveria nuk i ka shkelur premtimet që i ka bërë.
“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra.
Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.
Më poshtë video e tij;


