Lajme

“Haradinaj e Kurti patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin tjetri po e bënë Asociacionin”

02/07/2023 10:32
nga:N M

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Albert Krasniqi, është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar e që ka të bëjë pikërisht me Asociacionin.

Krasniqit ha se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tani kryeministri i vendit, Albin Kurti, patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë, njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

“Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin. Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin”,tha Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura.