Sulmuesi brazilian Joao Figueiredo, i cili luan tek Ganziatep i Turqisë, ka publikuar një mesazh në Instagram duke thënë se është i sigurt dhe mirë pas tërmetit që vrau më shumë se tre mijë njerëz në vend.
“Po postoj për të thënë se jam i sigurt dhe mirë, faleminderit Zotit! Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar lojtari.
Kujtojmë se ekipet e kërkimit po përpiqen të gjejnë ish-lojtarin e Chelsea, tani lojtarin e Hatayspor Christian Atsu, i cili besohet se është në rrënoja.
/GazetaBlic Sport


