Lajme

Halimi: Deklarata e Kurtit rreth planit të BE’së tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore

02/06/2023 19:41
nga:G C

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi i është kundërpërgjigjur kryeminsitrit Albin Kurti i cili të hënën deklaroi se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Sipas Halimit, “transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Kësisoj, Halimi duke hedhur kritika ndaj pushtetit, shprehet se deklarata e Kurtit që propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij “tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore”.

“Prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, shkroi ajo në Facebook.