Sporti

Interi detyrohet të blejë kartonin e Asllanit pas fitores me Milanin, paratë shkojnë në llogarinë e Empolit

02/06/2023 18:25
nga:Lorik J

Kristjan Asllani luajti pak minuta mbrëmë në derbin e mbrëmshëm mes Milanit dhe Interit.

Zikaltërit arritën që të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Martinez. Mesfushori shqiptar u përdor për të hyrë në fushë në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë menjëherë pas derbit të fituar, Interi është detyruar që të paguajë paratë te Empoli për kartonin e Asllanit. Në bazë të marrëveshjes mes klubeve zikaltërit duhet të shlyenin vlerën e kartonit të lojtarit pas pikës së parë që do të merrte Interi pas 2 shkurtit.