Lajme

Putin ofron mbështetje për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit

02/06/2023 15:56
nga:Genita C

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka ngushëlluar homologët e tij Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar al-Assad, pas goditjes nga tërmeti i madh 7.8 shkallësh.

Putin iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

Si pasojë e këtij tërmeti raportohet se deri më tani në Turqi dhe Siri kanë vdekur 1900 persona, shkruan BBC.