Lajme

Lajçak paralajmëron takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë për dialog

02/06/2023 15:48
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas takimit, Lajçak ka thënë se vizita e sotme është vazhdimësi e aktiviteteve diplomatike, për të shikuar progresin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Kjo është vizita 10-të prej shtatorit, diskutuam propozimet dhe përgatitjen konstruktive për takim mes Kryeministrit Kurti”, ka thënë ndër të tjera Lajçak.

Ai ndër tjerash tha se kemi diskutuar edhe për asociacionin dhe të gjitha propozimet e Kryeministrit Kurti.

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet