Lojtari, Suad Sahiti tashmë është lojtar i lirë.
Sahiti ka shkëputur kontratën me skuadrën e Shibernikut, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai është njoftuar për shkëputjen e kontratës nga Federata e Futbollit të Kroacisë të hënën.
Palët nuk ishin pajtuar për rinovim të kontratës për shkak të zbritjes së pagës së lojtarit.
Sahiti po shqyrton ofertat e reja për vazhdimin e karrierës.
/GazetaBlic Sport/


