Lajme

OBSH-ja aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri

02/06/2023 14:41
nga:G B

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkroi në Tëitter drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ekipet do të ofrojnë “kujdes thelbësor shëndetësor për të lënduarit dhe më të cenuarit e prekur nga tërmeti”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tërmeti ndërpreu energjinë dhe lidhjen e internetit në Turqinë jugore, gjë që mund të ndikojë në “aftësinë e publikut për të kërkuar ndihmë”, raporton CNN.