Sporti

Manchester City reagon me komunikatë zyrtare për hetimet ndaj klubit për shkeljet e rregullave financiare

02/06/2023 13:31
nga:E K

Manchester City është akuzuar nga Premier League për ‘shkelje të shumta’ të rregullave financiare pas një hetimi katërvjeçar.

Sipas Martyn Ziegler, një sërë sanksionesh janë të mundshme, duke përfshirë një zbritje pikësh nëse shkeljet vërtetohen, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas këtyre akuzave ka reaguar klubi anglez përmes një komunikate zyrtare, ku shpreh habinë e këtij rasti.

Manchester City FC është i befasuar nga lajmi për këto shkelje të supozuara të Rregullave të Premierligës, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe sasinë e madhe të materialeve të detajuara të cilat është siguruar EPL nga klubi.

Klubi mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të qëndrimit të tij.

Ne presim që kjo çështje të vendoset një herë e përgjithmonë“, ka shkruar klubi anglez.

/GazetaBlic Sport/