Lajme

Macron i ofron ndihmë emergjente Turqisë dhe Sirisë

02/06/2023 12:26
nga:G B

Presidenti francez Emmanuel Macron iu ka ofruar ndihmë urgjente Turqisë dhe Sirisë.

“Ne po shohim imazhe të tmerrshme nga Turqia dhe Siria pas një tërmeti me fuqi të paprecedentë”, shkroi Macron.

“Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë urgjente për popullsinë në terren. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha ai.