Lajme

Bërnabiq: Besoj në garancitë e ndërkombëtarëve se Asociacioni do të formohet

02/06/2023 12:01
nga:G B

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se beson në garancitë e bashkësisë ndërkombëtare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por gjithashtu tha se është e vetëdijshme se do të ketë shumë presione.

Ajo tha për RTS se nuk i intereson kush do ta zbatojë Asociacionin në emër të Prishtinës, a do të jetë Albin Kurti apo dikush tjetër.

“Unë besoj në garancitë e komunitetit ndërkombëtar, sepse nuk e di se si do të garantonin nesër ndonjë marrëveshje tjetër, nëse nuk do të garantonin të parën”, theksoi Bërnabiq.