Sporti

Distria Krasniqi e lumtur me medaljen e artë në Paris: Shpresojë të ndodhë kështu edhe në Lojërat Olimpike

02/05/2023 23:53
nga:Lorik J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris.

Në një lidhje direkte në emisionin Sports Show, ajo ka treguar se kjo medalje e ka motivuar shumë atë dhe se shpreson që e njëjta të ndodh edhe me Lojërat Olimpike.

“Po ndjehem shumë e lumtur dhe e motivuar. Grand Slami i Parisit është më ndryshe së të tjerat sepse konkurrenca është shumë fortë, është si një olimpiadë”.

“Jam shumë lumtur sa herë që marr medalje në këtë garë, e lere më të artën. Fitorja në këtë garë më ka bërë të besoj në shumë në veten në kategorinë e re”.

Tutje, ajo ka shtuar se gjithmonë në gara shkon për t’u kthyer me medalje dhe se çdo e tillë për të është sukses.

“Jam e sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Shpresoj që nuk do të kem lëndime sepse jam shumë e përgatitur për garën olimpike”.

“Jam shumë e motivuar në Paris dhe shpresoj se kështu do të ndodhë edhe në Lojërat Olimpike”.