Lajme

Blerim Latifi: Shqiptarët janë në rrezik të shkatërrimit të mendjes

02/05/2023 21:48
nga:Genita C

Profesori Universitar, Blerim Latifi ka thënë se shqiptarët janë të rrezikuar më shumë se kurrë për shkatërrimin e mendjes.

Kjo sipas Latifit, pasi që në studio televizive shumë persona e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit përmes broçkullave.

“Në Kosovë e Shqipni shkollat pa mësues fizike, ndërsa studiot televizive të mbushura me budallenj që e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit përmes broçkullave konspirative e antisemite. Kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot”, ka shkruar Latifi.