Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet, ku edhe trajnimi specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë.
Ministri ka shtuar se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në secilën betejë.
Postimi i tij i plotë:
Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.
Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.
Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në secilën betejë.
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!



