Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEDS-it në Pejë

02/05/2023 08:54
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:43 në Levozhë të Pejës ka vdekur një person derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Kujtojmë se KEDS-i përmes një deklarate ka thënë se punëtori ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak dhe se në momentin kritik ishte duke ecur.

“Me keqardhje konfirmojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës. I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje”, kanë thënë zyrtarë nga KEDS-i.