Lajme

Alarm i rrejshem se në ndërtesën e Radio Kosovës ka rënë zjarr

02/04/2023 22:18
nga:Astrit Gashi

Pas lajmërimit për dyshimin se ka rënë zjarr në ndërtesën e Radio Kosovës, kanë ndërhyrë zjarrëfikësit dhe policia.

Megjithatë, pas kontrollit të detajuar, është konstatur se nuk ka rënë zjarr, por ka qenë një reflektor në kulmin e ndërtesës që ka krijuar imazhin e gabuar.

Shkaku i reflektimit, për imazhin e gabuar, dikush nga qytetarët ka menduar së bëhet fjalë për zjarr dhe ka lajmëruar policinë.

Policia e zjarrëfikësit kanë intervenuar duke larguar nga ndërtesa të gjithë punonjësit.

Në këtë ndërtesë ndodhën Radio Kosova 1, Radio Kosova 2, faqja e RTK-së, rtklive.com e shumë njësi të tjera të Transmetuesit Publik.

Zjarrëfikësit kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe pas konstatimit se alarmi për zjarr nuk ishte i vërtetë, shumë shpejt mediumet pritet të rikthehen në transmtim.