Skuadra e Feronikelit 74 e ka fituar sot në fushë ndeshjen e Kupës ndaj Trepçës ’89.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1 me 0, por që tashmë skuadra mitrovicase kërkon fitoren me rezultat zyrtar 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Arsyeja e kësaj kërkese, sipas Trepçës ’89, qëndron tek fakti se Feronikeli 74 ka inkuadruar në ndeshje 6 futbollistë të transferuar, por që këto transferime nuk janë konfirmuar ende FIFA dhe UEFA, kjo për faktin se merkatoja e klubit nga Drenasi ishte e bllokuar.
Rrjedhimisht, sipas kësaj kërkese, Feronikeli 74 nuk ka pasur asesi të drejtë që futbollistët e cekur, të jenë pjesë e protokollit.
Ky është postimi i plotë i skuadrës së Trepçës ’89:


