Lajme

Kryeziu i KDI-së: As Qeveria në Kosovë, e as opozitën në Serbi nuk mund të kenë ndikimin në planin amerikano-evropian

02/04/2023 18:35
nga:Astrit Gashi

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se përveç zhurmës e retorikës populiste, asnjëra nga palët, përfshirë Qeverinë në Kosovë dhe opozitën në Serbi, nuk mund të kenë ndikimin në planin amerikano-evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Opozita në Kosovë është në kulmin e kritikës për dakordimin me perëndimorët, e akuzuar dhe e etiketuar, për dallimin nga opozita e zhurmshme e Serbisë. D.m.th partitë opozitare në Kosovë dhe Serbi kanë qëndrime drastikisht të kundërta nga qeveritë e tyre për planin amerikano-evropian!?
Përveç zhurmës e retorikës populliste, asnjëra nga palët, përfshirë Qeverinë në Kosovë dhe opozitën në Serbi, nuk besoj se mund të kenë ndonjë ndikim në këtë plan”.

Sipas Kryeziut, kjo për arsye se procesi tashmë ka marrë një dinamikë tjetër dhe ka ecur aq larg sa që marrëveshja tani siç po duket është negociuar e finalizuar, e të dy qeveritë po përballen me një momentum, Pranoje ose Refuzoje”.

“Madje dhe refuzimi s’di a është më opsion?!”, shkroi Kryeziu.