Sporti

Distria Krasniqi lufton pas pak për medaljen e artë në Paris

02/04/2023 17:16
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi është gati për finalen e madhe.

Xhudistja kosovare do të përballet pas pak me atë nga Hungaria, Reka Pupp, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një finale shumë e luftuar, me Krasniqin që kërkon me çdo kusht medaljen e artë.

Në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Ndërkaq, në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, vetëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale për tu përballur me Amandine Buchard.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e kësaj lufte.