Lajme

Zyrtarët e PDK-së priten nga kryetari i Trevisos, Mario Conte

02/04/2023 15:55
nga:Astrit Gashi

Zyrtarët e PDK-së, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Bedri Suka, Amir Zogaj dhe Elmi Reçica, kanë qëndruar për vizitë në qytetin italian, Treviso, ku janë pritur nga kryetari i qytetit, Mario Conte.

“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane.

Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, shkroi Reçica në profilin e tij në Facebook.