Në fund të ndeshjes kundër Fulham (0-0), Graham Potter, trajneri i Chelsea, në një konferencë për shtyp, iu përgjigj disa pyetjeve, duke përfshirë një vlerësim individual të performancës së Enzo Fernandez.
Fernandez është transferimi më i fundit i Chelseat i cili erdhi nga Benfica për 120 milionë euro dhe pati rastin të debutoi dje me fanellën e ‘Bluve’, shkruan GazetaBlic Sport.
Për performancën e tij, Graham Potter pati vlerësime maksimale.
“Mendoj se ai pati një paraqitje të mrekullueshme. Nuk është e lehtë për të dhe për ne, sepse ai nuk ka qenë me ne kaq gjatë. Jam shumë i emocionuar [me Enzo Fernandez]”, ka vlerësuar trajneri anglez.
/GazetaBlic Sport/


