Sporti

Mbeti jashtë listës së Ligës së Kampionëve, Aubameyang merr vendimin interesant

02/03/2023 23:51
nga:Mergim Rreci

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga Londra dhe të udhëtojë në Milano pasi u la jashtë listës së hyrjes së Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Teksa bashkëlojtarët e tij po luanin kundër Fulhamit, sulmuesi ishte në Milano me familjen e tij. Vëllai i tij ka postuar imazhe në rrjetet sociale që konfirmojnë largimin e gabonezit nga kryeqyteti anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

Aubameyang, 33, i cili u bashkua nga Barcelona në shtator, ka tre gola në 17 paraqitje për blutë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Willy Aubameyang (@willy.aubameyang)