Lajme

Haradinaj në Pentagon takon Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politika të NATO-s

02/03/2023 23:14
nga:Mergim Rreci

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar në Pentagon Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andrew Winternitz.

Haradinaj tha se Winternitz i kërkoi që angazhimi i ShBA-së në forcimin dhe avancimin e FSK-së të jetë i vazhdueshëm, teksa shtoi se në takim shprehu falënderimet për djemtë e vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe njëherë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë”, shkroi Haradinaj, përcjell Klankosova.tv.