Sporti

Chelsea – Fulham, kjo është nota e 120 milionshit Enzo Fernandez

02/03/2023 23:06
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka dështuar përsëri në Premier League.

‘Blutë’ e Londrës nuk kanë arritur të fitojnë më shumë se një pikë ndaj Fulham, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, me të drejtuarit e Potter që e kishin dominimin e ndeshjes.

Megjithatë, kjo gjë nuk mjaftoi që takimi të fitohej, gjithashtu as prezenca e transfereve të fundit nuk doli të jetë e mjaftueshme për të fituar të tre pikët.

120 milionshi Enzo Fernandez është vlerësuar me notë 7.4 për parqitjen e tij, që faktikisht del të të jetë edhe vlerësimi më i mirë tek skuadra e Chelseas së bashku me portierin Kepa.