Chelsea ka dështuar përsëri në Premier League.
‘Blutë’ e Londrës nuk kanë arritur të fitojnë më shumë se një pikë ndaj Fulham, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, me të drejtuarit e Potter që e kishin dominimin e ndeshjes.
Megjithatë, kjo gjë nuk mjaftoi që takimi të fitohej, gjithashtu as prezenca e transfereve të fundit nuk doli të jetë e mjaftueshme për të fituar të tre pikët.
Chelsea mbetet në vendin e 9-të me 30 pikë, kurse Fulham në vendin e 6-të me 32 pikë.
/GazetaBlic Sport/


