Sergio Ramos ishte rivali i Messit për gati 10 vjet kur argjentinasi ishte te Barcelona dhe mbrojtësi spanjoll luante në Real Madrid.
Qendërmbrojtësi tregoi se ishte gjithmonë shumë e ndërlikuar kur ai duhej të përballej me partnerin e tij aktual në PSG, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kam vuajtur shumë vite kur luaja kundër Messit. Tani më pëlqen ai. Ai është lojtari më i mirë që futbolli ka nxjerrë ndonjëherë”, theksoi mbrojtësi, duke folur për televizionin Paris Saint-Germain.
Sergio Ramos do të vazhdojë të luajë përkrah Messit të paktën deri në fund të këtij sezoni, kur i përfundon kontrata me skuadrën pariziene.
/GazetaBlic Sport/


