Sporti

Shënoi golin e parë zyrtar me fanellën e Al Nassr, kjo është nota e Cristiano Ronaldos

02/03/2023 18:11
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e parë në Arabinë Saudite.

Sulmuesi portugez shënoi në sfidën që përfundoi me barazim 2 me 2 mes Al Fateh dhe Al Nassr, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo arriti ta dërgonte topin në rrjetë në fund të ndeshjes, duke ekzekutuar saktësisht një penallti të akorduar.

Sipas rrjetit ‘SofaScore’, Ronaldo u vlerësua me notë 7.1 për paraqitjen e tij, duket qenë më dobët se Talisca, Gustavo e Kanon tek skuadra e Al Nassr.

/GazetaBlic Sport/