Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për krime të luftës

02/03/2023 15:22
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Slavisha Filiqit, i cili dyshohet për krime të luftës kundër popullatës civile, shkruan GazetaBlic.

“Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj 06-L091 i ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2 publikon Urdhër për Shpalljen ne Kërkim të Pandehurit
Personat e shpallur ne kërkimi: 1. FILIĆ (Vojislav) Slaviša – dl.25.07.1963”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Më tutje u theksua se i pandehuri është duke u kërkuar për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kumtesë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: