Liverpooli synon ta shesë Mo Salah në fund të sezonit.
Salah është një nga më të mirët në botë në vitet e fundit. Megjithatë, Liverpool është në një gjendje gjithnjë e më të keqe, kështu që edhe Salah është futur në listën e largimeve.
Në fund klubi është i vendosur ta shesë pas përfundimit të sezonit dhe kandidati i parë për ta blerë është PSG.
Liverpool rrezikon edhe mos-kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër duke e bërë largimin e egjiptianit edhe më të mundshëm.
Mediumi italian Calciomercato ka bërë të ditur se klubi do të jetë gati ta shesë për rreth 80 milionë euro dhe se PSG është gati ta paguajë atë.
Salah iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2017. Gjatë kësaj kohe, ai luajti 284 ndeshje, duke shënuar 173 gola dhe duke regjistruar 70 asistime.
/GazetaBlic Sport/


