Enzo Fernandez do duhet të pres pak kohë deri në debutimin e tij me Chelsean.
Chelsea do përballet sot me Fulham në Stamford Bridge nga ora 21:00, por kjo nuk do jetë ndeshja kur transferimi më i ri i londinezëve do bëjë debutimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas gazetës angleze “The Times“, argjentinasi nuk ka ende vizën e nevojshme të punës për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj nuk mund të përdoret nga Graham Potter në duelin e sotëm.
Sipas këtyre rrethanave, Enzo Fernandez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit, Potter me 11 shkurt në ndeshjen ndaj West Ham United.
/GazetaBlic Sport/


