Sporti

Manchester City gjen zëvendësuesin e Joao Cancelos

02/03/2023 09:38
nga:E K

Pep Guardiola lejoi largimin e Joao Cancelos drejt Bayern Munchen, ndërkohë që e ka të qartë zëvendësuesin e portugezit.

Trajneri spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Manchester City t’i sjellin në skuadër Ben Chilwell në fundin e sezonit.

26-vjeçari i korsisë së majtë, cilësohej si një ndër talentet më të mëdhenj, por dëmtimet e shumta kanë ngadalësuar procesin e tij të përmirësimit.

Gjithsesi, kualiteti i Chilëell, i cili u transferua nga Leicester City te Chelsea për 50 milionë euro në verën e vitit 2020, ka bërë për vete Guardiolën.

Trajneri i njohur e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares angleze dhe pret që ai të jetë dhurata e parë në merkaton e verës.