Gareth Bale ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 33-vjeçare.
Ish ylli i skuadrave të mëdha si Tottenham dhe Real Madrid tashmë ka gjetur profesionin e tij të ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe gjatë kohës sa ishte lojtar aktiv, Bale gjithnjë e kishte shprehur hapur pasionin e tij për sportin e golfit, por tashmë që është pensionuar nga futbolli ka më shumë kohë që ta praktikoj më seriozisht këtë sport.
Bale së fundmi u pa duke luajtur në “PGA Tour” ku tregoi talentin e tij edhe në këtë sport.
Multi-sport athlete ⚽️
The cart path is no problem @GarethBale11. pic.twitter.com/7EOuM3IE4M
— PGA TOUR (@PGATOUR) February 2, 2023


