Lajme

Hovenier në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit: Të bashkuar miqtë në Kosovë, e në tërë botën mund të bëjmë realitet zotimin tonë “Kurrë më”

02/02/2023 21:08
nga:Astrit Gashi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se ndihet i nderuar që ka marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Hovenier tha se së bashku me e miqtë në Kosovë në të tërë botën do të mund të dëshmojmë për brezat e ardhshëm, në mënyrë që të mund të bëhet realitet zotimi “Kurrë më”.

“I nderuar të marr pjesë sonte në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të #Holocaustit me@AmbTammyZiv. Ne bashkohemi me miqtë tanë në Kosovë dhe në mbarë botën për të kujtuar në dhimbje një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore dhe për të dëshmuar për brezat e ardhshëm, në mënyrë që të mund ta bëjmë realitet zotimin tonë: ‘kurrë më’”, ka shkruar Hovenier në Twitter.