Lajme

Kamberi pas “hallakamës” në parlamentin serb: Mungesë e sensit për realitetin në Kosovë

02/02/2023 21:03
nga:G B

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar seancën e sotme në parlamentin serb.

Ai është shprehur se ka pasur mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, ka shkruar Kamberi.